Një mama në Francë ka shkuar të japë provimin e maturës në vend të të bijës, por ka përfunduar në pranga.

Gruaja rreth të pesëdhjetave u arrestua në flagrancë në njërin prej gjimnazeve të Parisit, ndërsa përpiqej të zëvendësonte të bijën në provimin e anglishtes, të maturës franceze.

Rreth orës 15:30, drejtori i shkollës lajmëroi policinë për ngjarjen.

Gruaja 52-vjeçare, u vu re nga një mbikëqyrëse, e cila njihte të bijën.

Pas kësaj, gruaja u dërgua në komisariatin e policisë, ku u mor në pyetje.

Provimet e maturës në Francë filluan me testin e filozofisë.

Kandidatëve do t’u duhet të presin 5 korrikun për të marrë rezultatet përfundimtare, por me siguri vajza e mamasë e cila u arrestua nuk do t’ia ketë dalë.