5 tetor 22015 – Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 1800 paketa duhani kontrabandë, dhe ka vënë në pranga poseduesin e tyre, një 53-vjeçar nga Durrësi.
Në vijim të Planit Operacional “Mërkuri i Bardhë” është zhvilluar operacioni policor “Trokadero 2”, ku është ndaluar Agim Smajlaj, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Toyota” Rav4, me targë AA 962 BS, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1000 paketash të markës “UNITED” dhe një sasi prej 800 paketash të markës “TROKADERO”, pa pullë fiskale dhe të dyshuara me origjinë kontrabandë.
53-vjeçari nga Durrësi do t’i tregtonte paketat tek tregu në “Qytetin e Nxënësve”.
/portali DurresLajm/