Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A.D.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.”,- thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.





