Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Cërrik, pasi akuzohet se ka plagosur me sende të forta nipin e tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë 57-vjeçari me iniciale N.K., banues në fshatin Shkozë.
Mësohet se i plagosuri, shtetasi M.K., 34-vjeç ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





