FIER, 31 mars 2013– Policia e Fierit ka arrestuar sot një 58-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 16-vjeçare.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar nën akuzën marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur 58-vjeçari me iniciale A.G.

Sipas policisë, 58-vjeçari dyshohet se ka abuzuar me të bijën 16-vjeçare, kur ajo ishte 13 vjeç.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.