Një 63-vjeçar që jetonte në Xhenova, është vënë në pranga nga policia italine, pasi koordinonte një grup hajdutësh dhe shiste sende me vlerë që ata grabisnin. Ndaj tij rëndon akuza e përfitimit të sendeve të vjedhura.

63-vjeçari është person ii fundit i arrestuar në kuadër të operacionit “Bugs Bunny”, që nisi në gusht dhe kur u zbuluan 14 persona të cilët kishin kryer 66 grabitje.

Pencionisti shiste sende floriri me 20 euro grami krahasuar me 30 euro që shitet në tregun ligjor. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 2 500 euro kesh, unazë me diamante, orë dhe vëth me diamante.