Një 66-vjeçar është arrewstuar nga policia në Thumanë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin I. M., 66 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





