Një 66-vjeçar ka rënë në pranga nga efektivët e Policisë në Sarandë.

Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nipit, A. N., 44 vjeç dhe bashkëshortes së tij.

Sipas informacioneve nga blutë e Sarandës, 66-vjeçari ka goditur me shkelma dhe grushte nipin dhe bashkëshorten e tij, shkak dyshohet se ka qenë një konflikt për motive pronësie.

Njoftimi i policisë:  

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin V. H., 66 vjeç, banues në Ksamil, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me grushte dhe shkelma, nipin e tij, shtetasin A. N., 44 vjeç dhe bashkëshorten e 44-vjeçarit.