Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qyteti i Sarandës.
Policia e Sarandës, pas informacionit të marrë, ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi, i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
Njoftimi i policisë Sarandë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç, lindur e banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17 vjeçare nga qyteti i Sarandës. Policia e Sarandës pas informacionit të marrë ka bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur.”





