SHKODËR, 25 prill 2013– Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Shkodër.
Në sheshin “Isa Boletini” ka ndodhur një atentat, ku ka ngelur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gjergj Bungu 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e plagosjes. Ai është Pal Mark Prroni 76 vjeç, i cili është vënë në pranga.
Ndërsa 50-vjeçari, Gjergj Bungu ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Perash, pranë bustit të Isa Boletini në Shkodër.
Policia vijon hetimet pë zbarthejen e shkaqeve që e kanë çuar 76-vjeçarin të marrë armën për të qëlluar.





