Administratori i kompanisë “Omega Farma” dhe një agjent doganor janë arrestuar për kontrabandë barnash.

Dyshohet se në bashkëpunim, F.Ç, banues në Tiranë, administrator i kompanisë “Omega Farma”  dhe M.B. banues në Tiranë, Agjent Doganor në Doganën e Tiranës, kanë shmangur detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vitamina”, të dy kë persona u arrestuan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kompanisë “Omega Farma”, rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë.

Për të realizuar këtë mosdeklarim adimistratori ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B.