Itali, 31 korrik 2014 – Shqiptari Admirim Veliu, 42 vjeç, banor në qytezën e Morsanos, në Provincën e Pordenones, u arrestua nga karabinierët për kultivim kanabisi.

Ai kishte mbjellë jo pak, por 200 rrënjë kanabis, që kishin arritur lartësinë 150 – 280 cm dhe ishin afër fazës së pjekjes.

Nga kanabisi i mbjellë shqiptari Veliu do mund të siguronte rreth 200 kg drogë pas përpunimit. 

Vlera e këtij kanabisi në treg shkon në 1 milion euro me çmim shitjeje me pakicë.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 200 fara kanabisi, të një kultivari me cikël të shkurtër vegjetativ. Vazhdojnë hetimet për të zbuluar personat, që do të blinin prodhimin e këtij plantacioni kanabisi.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/