14 korrik 2015 – Arrestohet një 15-vjeçar nga Fieri, i akuzuar për abuzim seksual ndaj një të mituri vetëm 7 vjeç.
Ka qenë vetë 7-vjeçari, lindur e banues në Fier, i shoqëruar nga prindërit e tij, që ka denoncuar në Komsiariatin e qytetit rastin në fjalë. Më pas, policia ka vënë menjëherë në pranga adoleshentin me iniciale L.G.
Ekspertët kanë ngritur grupin hetimor, pjesë e të cilit janë edhe mjekët ligjorë, psikologët dhe ekspertë të kriminalistikës.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/