Një adoleshent ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 25-vjeçar.

Sipsa burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin: M. J., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. V., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.