Arrestohet aktori italian Roberto Brunetti, pasi u kap duke blerë kokainë te një shqiptar.

Aktori i njohur edhe si ‘Er Patata’, është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, nën akuzë për blerje dhe shpërndarje droge.

Sipas medieve italiane, ‘Er Patata’ është ndaluar në momentin kur ishte duke blerë një sasi droge nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili shiste drogë te klientët VIP dhe njihej në disa lagje të Romës si shpërndarës i lëndëve narkotike.

Pas ndalimit, policia i ka ushtruar kontroll në banesë aktorit, ku i ka gjetur 987 gramë marijuanë dhe 900 gramë hashash, materiale për paketimin e drogës dhe 2 mijë euro.

Policia italiane vuri në pranga edhe shqiptarin, i cili shiste lëndën narkotike.