TIRANE, 16 maj 2013– Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një të kërkuari për vrasje.

Burime nga policia bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është arrestuar shtetasi Albert Murataj.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Muratajn me akuzën vrasje në rrethana cilësuese.

Mësohet se Murataj ishte i përfshirë në një konflikt me armë, pak kohë më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë ku mbeti i plagosur edhe një person.