Itali, 27 qershor 2014 – Albert Roci, 34 vjeç, me precedentë penalë u arrestua nga karabinierët e qytezës së Montesilvanos në provincën e Peskarës për disa akuza. Ai kishte hyrë me thikë në dorë në shtëpinë e ish të dashurës dhe kishte plagosur me thikë të dashurin e ri të saj si edhe atë vetë. Për këtë akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, dhunim banese, mbajtje arme të ftohtë, kanosje dhe rezistencë të dhunshme ndaj nëpunësit publik.
Kur karabinierët të njoftuar nga fqinjët arritën në shtëpinë e të dashurës së Albertit, ata u përleshën me Albertin para se t’i vinin prangat. Çifti i të plagosurve u shtrua urgjentisht në spital, ndërsa Roci u dërgua në burg në pritje të daljes para gjyqit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





