Policia ruse arrestoi Alexei Navalny, sapo zbriti nga avioni, thanë avokati i tij, shërbimi i burgut dhe dëshmitarët për Reuters.

Është hera e parë që Navalny udhëtonte drejt Moskës që prej helmimit verën e kaluar me agjentin nervor Novichok, që gati e vrau atë.

Aeroplani i tij u devijua në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit në një përpjekje të dukshme për të penguar gazetarët dhe mbështetësit që e përshëndetnin atë.

Navalny u arrestua në momentin kur u tregoi pasaportën e tij rojeve kufitare para se të hynte zyrtarisht në Rusi, thanë dëshmitarët e Reuters. Gruaja e tij, Julia, zëdhënësi dhe avokati i tij u lejuan të hynin në Rusi.