Shoqërohet nga policia një shtetas amerikan në Korçë.
F.B. 30 vjeç, banues në Korçë dhe me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vënë në pranga nga policia.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në afërsi të një resorti në malin e Moravës, Korçë, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës thikë.
Ende nuk dihet se përse 30-vjeçari qarkullonte me armën e ndaluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.





