03 janar 2015 –  Anduel Toska, lindur në Duhanas, Berat dhe banues në Padova,31 vjec u arrestua nga karabinierët, sepse ia kishte nxirë jetën ish të dashurës së vet hungareze. Andueli, me profesion picabërës dhe me precedentë penalë, që nga shkurti i vitit 2014 deri më 30 dhjetor, kur u arrestua nga karabinieria, vazhdimisht e ngacmonte dhe e kërcënonte ish të dashurën hungareze 32-vjeçare, që punonte si balerinë në një klub nate.

Këto kërcënime dhe ngacmime të shkaktuara, edhe nga konsumi i tepërt i alkoolit vazhdonin, ndonëse gjykata italiane kishte nxjerrë urdhër mbrojtje për hungarezen, që në shtator 2014.

Xhelozia bëri që Andueli ta priste Vitin e Ri 2015 në pranga.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/