Pas kërkimeve intensive të muajve të fundit Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen e Artur Mahmutaj, 35 vjeç, banues në Durrës.

Mahmutaj me detyrë Zv/Drejtorit të Hekurudhës për trasportin e mallrave Tiranë-Shijak, është shpallur në kërkim pasi ishte pronar i një magazine ku u gjetën dhe u sekuestruan 3 kg kanabis sativa. Magazina ndodhet në lagjen Nr. 15, dhe në ambientet e saj do të kultivoheshin bimë narkotike me një teknologji të fundit, sqarojnë burime të policisë. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendim Nr.644, datë 22.09.2015, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në Kodin Penal.