11 gusht 2015 – Një prej asistenteve të presidentit amerikan Barack Obama, ka përfunduar prapa hekurave.
Xhelozia ndaj të fejuarit e detyroi Barvetta Singletary-n, 37 vjeçe, të nxirrte armën dhe të kërcënonte të dashurin.
Sipas mediave amerikane, Singletary ka humbur kontrollin kur i fejuari nuk i ka dhënë fjalëkalimin e telefonit të tij. Përgjigjja negative e nervozoi dhe e xhelozoi aq shumë, sa e kërcënoi me armë në kokë dhe një të shtënë në ajër.
“Celularët e tu qenkan më të rëndësishëm se unë që kam një armë në dorë? Më ke mësuar vetë ta përdor, nuk mendoj se të vjen mirë ta bëj tani”, mësohet të ketë thënë ajo.
Burri i kërcënuar, që është agjent policie, u largua menjëherë dhe e ka denoncuar të fejuarën te kolegët e tij. Ndërsa, Shtëpia e Bardhë e ka pezulluar nga detyra asistenten Singletary.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/