Një person i dyshuar si autor i zjarrit në fshatin Gjon dhe në fshatin Lenë, në Martanesh të Bulqizës, është vënë në pranga.

65-vjeçari Dylaver M. , banues në fshatin Gjon u arrestua pasi dyshohet si shkaktar i djegies së rreth 500 m2 pyll ditën e martë në fshatin e tij.

Ai po ashtu dyshohet se është autor i zjarrvënies edhe në fshatin Lenë, ku me datë 24.08.2017, është djegur një sipërfaqe pylli (me pisha).

Ndërkohë, policia e Dibrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një 15-vjeçari A.K, banues në Muhurr-Dibër, pasi dyshohet të jetë autori i vënies së zjarrit  më datë 24.08.2017 në fshatin e tij, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pylli, rreth 10 dynym (dushk, shkurre).