61-vjeçari Paulin Pacaku i cili një ditë më parë vrau nga pakujdesia bashkëshorten e tij Vitore Pacaku është arrestuar nga policia. Deri në këtë fazë hetimesh, ndaj babait të 2 fëmijëve janë ngritur akuzat “vrasja nga pakujdesia” dhe armëbajtja pa leje.
Nga veprimet hetimore te kryera ka rezultuar se 61-vjeçari ka qene duke pastruar armën pistoletë të cilën e mbante pa leje dhe nga pakujdesia në një moment arma është shkrehur.





