Një rast dhune në familje është shënuar në Durrës, ku burri ka rrahur ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur.
Pas njoftimit të policisë, uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të 41-vjeçarit me iniciale S.I.
Ai do të përballet me drejtësinë nën akuzën e dhunës në familje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.I vjeç 41, banues në fshatin Shën-Vlash, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes, F.I. vjeç 38, dhe fëmijëve K.V. e E.I, vjeç 14 e 12, banues në Shën-Vlash. Neni 130/4 i Kodit Penal.





