20 nëntor 2015 – Një baba është vënë në pranga, pasi abuzoi seksualisht për rreth 1 vit më vajzën e tij të mitur. Sipas uniformave blu, të cilët kanë bërë edhe arrestimin e 38-vjeçarit F. G., banues në Tiranë, ai ka kryer marrëdhënie seksuale më vajzën e tij 15-vjeçare me inicialet F. G.
Arrestimi i përdhunuesit u bë menjëherë pas kallëzimit të bërë nga 15-vjeçarja, pranë Komisariat nr.2, e cila shoqërohej nga nëna e saj. Përveç abuzimit seksual që kryente me vajzën e tij, babai ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, si edhe ndaj pjesëtarëve të tjetër të familjes.
“Ka shumë kohë që babai im abuzon seksualisht me mua. Nuk kam treguar gjë në familje, pasi babi më rrihte shumë dhe më thoshte që mos të tregoja asgjë për ato që ai bënte me mua. Erdhi një kohë që nuk po e duroja dot më këtë skemë dhe vendosa të flisja me familjarët e mi. Gjithçka ndodhte në shtëpinë tonë. Mundohesha që mos të rrija vetëm me të në shtëpi, por nga frika nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër”, është shprehur e mitura gjatë marrjes në pyetje.
Ndaj të arrestuarit janë ngritur akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”.
/portali DurresLajm/