Agjentët e Krimeve në Kurbin kanë arrestuar një baba 51-vjeçar, i cili ushtronte dhunë ndaj të bijës.
Sipas policisë, Viktor Kulla, banues në fshatin Shkopet, ushtronte dhunë fizike me mjete të forta ndaj vajzës së tij 16 vjeçe.
Përveçse i ka shkaktuar dëme serioze shëndetësore vajzës, ai gjithashtu ka kanosur me jetë edhe bashkëshorten e tij.