Itali, 1 prill 2014 – Policia italiane organizoi maksi-operacionin e quajtur “Siriana 4”, për të goditur një bandë ndërkombëtare hajdutësh bakri. Banda vepronte në Provincën e Foggias. Ata vidhnin tela e kabllo bakri nga kabinat dhe linjat elektrike. Në gjashtë muajt e fundit kjo bandë ka kryer së paku 290 vjedhje kabllosh bakri, të cilin më pas ia rishiste firmave në veri të Italisë me 3-4 euro kilogramin. Bandës iu sekuestrua nga policia 25-30 ton bakër. Besohet se sasia totale e bakrit të vjedhur i kalon 200 ton.
Në rrjetën e policisë italiane ranë 31 persona, prej të cilëve 21 përfunduan në burg. Banda përbëhej nga italianë, rumunë dhe 3 shqiptarë.
Të arrestuarit shqiptarë janë: Agron Rameta, i datëlindjes 1968 nga Maminasi, rrethi Durrës, me precedent penalë të rezistencës ndaj forcave të rendit; Merlin Myftaraj, i datëlindjes 1989, që në shtator 2010 u plagos në gjoks dhe këmbë me armë gjahu në qytezën e Borgo Tavernolës në Provincën e Foxhias (Foggia) si dhe Elton Begaj (ne foto) i datëlindjes 1985, që ka lidhje familjare me të arrestuarin Rameta.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





