PERU– Policia peruane ka arrestuar Jacinto Nicolas Fuentes German, i dyshuar si lideri i organizatës kriminale Urabenos në Kolumbi.
Oficerët peruanë vunë në pranga Fuentes në qytetin e Limës, përmes një operacioni në bashkëpunim me kolegët kolumbianë.
Shefi i policisë së Perusë, gjenerali Raul Salazar deklaroi se trafikanti, i njohur ndryshe si Don Leo, kishte hyrë ilegalisht në Peru muajin e kaluar.
Banda Urabenos kontrollon shumicën e trafikut të drogës në veri të Kolumbisë dhe ka shumë ish-paraushtarakë në radhët e saj.