VLORË- Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga një të dyshuar si bashkëautor gjatë sulmit të gjyqtares Mirela Mishgjoni. Ai është 19-vjecari Ledjo Kamberi dhe dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e sulmit me acid, autorin e dyshuar Nertil Zotaj.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se i riu i arrestuar, Nertil Zotaj, ishte dënuar më parë bashkë me vëllain për vjedhje, nga gjyqtarja Mishgjoni dhe ishte i pakënaqur nga vendimi. Pasi ka mbaruar dënimin prej 11 muajsh burg dhe ka paguar 150 mijë lekë gjobë, i riu në shenjë hakmarrjeje ka sulmuar me acid gjyqtaren Mishgjoni, teksa kjo e fundit ishte duke dalë nga banesa e saj. Sipas policisë, 24-vjeçari pretendonte se është dënuar me masë më të rëndë dënimi. bashkautori
NGJARJA
Gjyqtarja Mirela Mishgjoni ka dalë nga pallati ku banonte dhe teksa i është afruar makinës së saj për të shkuar në Gjykatë, është sulmuar nga agresori. Ky i fundit mbante një shishe plastike në dorë, dhe menjëherë i ka hedhur acid gjyqtares në fytyrë dhe në pjesën e kraharorit. E ndërsa autori i krimit është larguar me vrap, Mishgjoni ka kërkuar ndihmë. Ajo është dërguar urgjentisht në spitalin e qytetit të Vlorës, ku ka marrë ndihmë mjekësore.
Sulmi ndaj Mishgjonit ka alarmuar policinë e Vlorës, e cila në bashkëpunim me Prokurorinë punuan intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
Prokuroria hetoi dosjet e fundit, të cilat janë në proces apo janë gjykuar nga Mishgjoni, e cila prej vitesh gjykon çështje penale në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës.





