15 prill 2014 – Policët e qytetit Sicilian të Milacos ( Milazzo) arrestun në fund javë Bernard Nikollajn, 30 vjec. Ai në 28 nëntor 2005 kishte plagosur me dy plumba një shtetas turk në qytezën e Treviljos në Provincën e Bergamos. Plagosja kishte ndodhur në kuadrin e një qërimi llogarish midis ekstrakomunitarësh. Besohet se turku kishte ngacmuar një vajzë shqiptare të lidhur me Nikollajn.
Nikollaj ishte arratisur në Shqipëri dhe ishte kthyer në Itali me identitet të ri. Ai ishte pajisur me një pasaportë biometrike të prodhuar fallso nga sistemi. Vetëm krahasimi i gjurmëve të gishtave, sipas sistemit AFIS, bëri të mundur përcaktimin e saktë të personit. Bernardit i duhet të vuaj një dënim prej 7 vjetësh dhe 4 muajsh burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje





