Biznesmeni 73-vjeçar Moti Maman, me origjinë nga qyteti i Ashkelonit në jug të Izraelit, u arrestua nga shërbimi i sigurisë së brendshme të ( Shin Bet ) për komplotin iranian për të vrarë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad, shkruan Times of Israel.
Maman nuk i mohoi asnjëherë akuzat kundër tij gjatë gjithë hetimit paraprak.
Avokati i biznesmenit 73-vjeçar argumentoi se klienti i tij po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.
Sipas Shin Bet, përpjekjet iraniane për të vrarë një nga tre objektivat u intensifikuan pas vrasjes së Haniya në Teheran.
Sipas agjencisë së sigurisë së brendshme të Izraelit, plani iranian ishte të përdorte një biznesmen izraelit i cili kishte kaluar një kohë të konsiderueshme duke jetuar në Turqi dhe kishte marrëdhënie financiare si me turqit ashtu edhe me iranianët për të kryer planet e vrasjes në Izrael.