Një 49-vjeçar shqiptar, pronar i një firme ndërtimi në Siena në Itali është arrestuar nga karabinierët pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Shqiptari me inicialet B.L., u ndalua në autostradë teksa udhëtonte me makinë, ku policia i gjeti disa doza kokaine dhe një shumë parash.

Nga kontrolli në shtëpi atij iu gjetën 600 gram marijuanë, 20 gramë kokainë dhe sasi të tjera të mëdha parash, ndërsa u sekuestruan gjithashtu edhe sende që përdoren për peshimin dhe paketimin e drogës.

49-vjeçari emri i plotë i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar në burg në pritje për të dalë përpata Gjykatës, ndërsa mësohet se ai nuk ka asnjë precedent të mëparshëm penal.