Policia arrestoi sot Bledar Troshkun, 20 vjeç, banor i qytetit të Durrësit, pasi i bënte presion duke e kërcënuar një moshatarin e tij, në këmbim të parave.
“Në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka bërë kallëzim shtetasi S.Ll. 20 vjeç, banues në Durrës, ku ka deklaruar se është kërcënuar nga shtetasi Bledar Troshku për t’i dhënë shumën prej 20 000 lekësh”, bëri të ditur policia. Pas denoncimit është përgatitur plani i kapjes në flagrancë të autorit, në momentin që do të merrte lekët.
“Në momentin e arrestimit, shtetasit Bledar Troshku i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 20 000 lekë të reja, 2 telefona celularë”, bëri të ditur policia.
Po hetohet në lidhje me historinë e kërcënimit mes dy moshatarëve durrsakë.