Vlorë, 12 shtator 2014 – Efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë një boksier 18-vjeçar, pasi gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ka goditur me grushta arbitrin.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Vlorë gjatë zhvillimit të ndeshjes në kuadër të Kampionatit Kombëtar të Boksit, ku Mat Çelaj, boksier i ekipit të Durrësit, ka goditur arbitrin e ndeshjes, 51-vjeçarin me iniciale K.B. banues në Vlorë, raporton Shqiptarja.com.
Çelaj u arrestua menjëherë nga uniformat blu, dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.





