ROME– Pas tre vjet ikjeje, në Kalabri në jug të Italisë është arrestuar kreu i klanit mafioz të quajtur Pesce, 53-vjeçari Domenico Leotto, njofton agjencia sllovene e lajmeve STA.
Leotta vlerësohet si një nga kriminelët më të rrezikshëm italianë.
Ai dyshohet për vrasjen e të paktën tri femrave, të cilat janë vrarë përgjatë përleshjeve ndërmjet klaneve të ndryshme të shoqërisë mafioze Ndrangheta, e cila konsiderohet organizata më e pasur mafioze në Itali.