Arrestohet një person i akuzuar për “Dhunë në familje”. Blutë e Durrësit kanë prangosur gjatë ditës së sotme një shtetas që akuzohet se kishte ushtruar dhunë fiIzike ndaj bashkëshortes.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ky shtetas ka goditur gruan e tij, të cilën e kishte mbyllur në garazh. Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen nr.6 të qytetit bregdetar.

Deri më tani, policia nuk ka dalë me informacion zyrtar për këtë ngjarje.

Siç duket edhe nga pamjet që përcjell “DurrësLajm“, efektivë të shumtë e shoqërojnë personin në fjalë në furgonin e policisë duke e shoqëruar drejt komisariatit.