Itali, 3 korrik 2014 – Roja e Financës në portin e Barit ushtroi kontroll në një makinë tip Fiat Croma me targa gjermane. Makina kishte ardhur në Bari nga Greqia me tragetin e kompanisë “Superfast Ferries”. Gjatë kontrollit u gjetën 29 kg kanabis të ndarë në 47 pako. Menjëherë u arrestua trafikanti shqiptar dhe shoqëruesja e tij rumune. Nga letërnjoftimi gjerman i shqiptarit rezulton se ai ka lindur në Durrës dhe aktualisht banon në Landin e Bavarisë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





