Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17-vjeçare gjermane.
30-vjeçari i identifikuar si Dashnor Begaj, akuzohet edhe se ka bërë rezistencë ndaj policisë gjatë shoqërimit.
“Thjesht kam kaluar, e kam parë në sy dhe kaq. Nuk kam bërë gjë tjetër”, mësohet të ketë thënë Dashnor Begaj.
Njoftimi i policisë:
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
•Dashnor Begaj, 30 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.
Arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 17 vjeçe, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Vepra të turpshme” dhe ‘’Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 108 dhe 236/1 të Kodit Penal.





