6 qershor 2013- David Gjini vetëm 22 vjec emigrant me dokumenta të rregullta në Itali u arrestua nga policia si korrier droge. Muratori 22 vjecar bashkëpunonte me Mirko di Cipriano në trafikun e drogës. Ata po conin marihuanë në qytetin e Teramos. Italiani ishte me makinë, ndërsa Davidi printe me motorcikletë.
Nga kontrolli i ushtruar nga policia u kapën 2 300 gramë marihuanë. Në shtëpinë e Davidit u gjetën 700 gramë të tjerë marihuanë e 10 gramë kokainë. Italiani ia hodhi me arrest shtëpie, ndërsa shqiptari përfundoi në burg, ndonëse nuk kishte precedentë penalë.
/ gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah" /





