31korrik 2015 – Policia e kryeqyteti ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta vula etj. Në pranga janë vënë Pjerin Brahimaj alias Del Piero, Keldi Beshim dhe Jupiter Brahimi.
Hetimet për këtë grup që vepronte në Tiranë kanë nisur që prej tetorit të vitit të kaluar.
Mësohet se ky grup është i lidhur me një tjetër, i cili dërgonte persona drejt SHBA-së me dokumente të falsifikuara. Për llogari të atij grupi kohë më parë janë arrestuar shtetasit, Flamur Dema dhe Franc Borova.
Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin,u procedua me arrestimin në flagrancë të Haki Tarjas./Lapsi.al/