Një dentist me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e autoriteteve policore në Michigan të SHBA-së, i cili akuzohet se prej vitesh drejtonte një klinikë dentare të jashtëligjshme, që ndodhej në bodrumin e shtëpisë së tij.
Sipas medieve amerikane, Leka Gjokaj u arrestua në Clinton Township të premten, pasi operonte një shërbim dentar pa licencë, që përbën vepër penale.
Pavarësisht se me një garanci prej 5 mijë dollarësh Gjokaj mund të lihet me kusht, autoritetet zbuluan se atij i kishte përfunduar afati i vizës për të qëndruar në SHBA, e për këtë arsye ai mbetet pas hekurave.
Nëse dënohet, Gjokaj rrezikon deri në 4 vjet burg.





