18 nëntor 2015 – Shefja e deputetëve të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express, Argjend Zejnaj, asistent i deputetes Bujupi, që shton se deputetja është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.
Ndërkohë, njësitet e policisë janë duke bërë përpjekje që të arrestojnë edhe Albin Kurtin, duke rrethuar shtëpinë e tij. Por sipas asaj që raportojnë mediet kosovare, nuk ka informacione nëse ai ndodhet në banesën e tij. Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka bllokuar edhe hyrje-daljet e rrugës që të lidh me banesën e tij.
Situata politike prej kohësh është e tensionuar në Kosovë. Në seancën e së martës, deputetët e opozitës hodhën sërish gaz lotsjellës dhe u përleshën fizikisht me forcat e sigurisë në sallë.
/portali DurresLajm/