Tiranë, 8 prill 2014 – 35 vjeçari Emilent Dhelpra është arrestuar pasi ka grabitur me armë pesë dyqane rrobash në Tiranë.
Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, ai është vënë në pranga në rrugën “Jordan Misja”, pasditen e sotme.
Operacioni për arrestimin e tij është organizuar nga efektivët e tre komisariateve të Policisë së Tiranës.
Në operacion për kapjen e grabitësit me armë të dyqaneve kanë marrë pjesë uniformat blu të nga Komisariateve numër 1, 2 dhe 3.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





