Arrestohet një doganier parkimi në Kakavijë, i akuzuar për korrupsion pasiv, pasi i ka marrë me presion një qytetari 100 euro që të mos kryente procedurat doganore për kalimin e 287 fidanëve, por në të vërtetë ai nuk kishte kryer asnjë veprim.
Mehmet Shehu, 48vjeç, banues në Memaliaj, me profesion doganier i parkimit në Degën Doganore Kakavijë u arrestua pasi: “Shtetasi P.H , 52 vjeç, ka bërë kallëzim, pasi në parkimin e doganës, ky doganier i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 Eurosh për të mos kryer procedurat doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limonë, portokalle dhe mandarina, të cilat i kishte ngarkuar në mjetin e tij”, njofton policia e Gjirokastrës.
Pasi i ka marrë 100 eurot, doganieri nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H, por i ka thënë: “Je në rregull, të kam regjistruar”.
Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë, rezultoi se doganieri nuk kishte kryer asnjë veprim duke përvetësuar shumën e Eurove. Ndërkohë, mallrat nuk plotësonin vlerën për t’iu nënshtruar procedurave doganore.
S.L.





