Policia e Sarandës ka arrestuar këtë të mërkurë, drejtorin e Urbanistikes në Bashkinë e qytetit bregdetar, një juriste në ASHK dhe një noter.

Bëhet me dije se policia ka ekzekutuar urdhrat e arrestit të lëshuara nga Prokuroria lokale.

Drejtori i bashkisë i arrestuar është shtetasi Pandi Zhonga, juristja e ASHK Sarandë Rovena Alikaj, dhe noteri Aleko Anagnosti.

Sakaq bëhet me dije se arrestime janë kryer edhe në Kadastër.