Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person.
Burimet zyrtare informojnë së në pranga ka rënë shtetasi F.Sh., 51 vjeç banues në Durrës, i cili ka aksidentuar një këmbësor në lagjen nr,8 të qytetit.
51-vjeçari i arrestuar gjatë ditës së sotme, me datë 26.05.2018 duke drejtuar në gjendje të dehur, autobusin tip “Renault” ka aksidentuar shtetasin A.T, vjeç 49 banues në Durrës, i cili ndodhet në spital Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.





