Arrestohet 34-vjeçari që drejtonte mjetin dhe si pasojë shkaktoi aksidentin me vdekje në rrugën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 35-vjeçari Visar Meshi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Ensid Hasanllari, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35-vjeçari Visar Meshi. Në automjet ndodhej edhe shtetasi tjetër, Erenik Cakraj, i cili përfundoi në spital.