Është prangosur në flagrancë drejtuesi i mjetit, që mbrëmjen e sotme humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me dy automjete të parkuara dhe më pas përfundoi i përmbysur në mes të rrugës.

Sipas policisë, 46-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

“Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.

Materialet do t‘i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.