21 qershor 2015 – Një 30-vjeçar është arrestuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm pasi u kap në flagrancë me një pistoletë.
Ai është Elvis Popa, banues në Durrës, dhe shkak për arrestimin e tij u bë pasi ai ka dalë jashtë rruge me automjetin tip ‘BMW’ me targë AA 596 LL, në rrethrrotullimin në Plepa.
Uniformat blu, pasi kryen procedurat përkatëse, gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe një pistoletë tip “Parabellum”, kalibër 9m/m dhe 5 fishekë brenda çantës që 30-vjeçari mbante në krah.
Materialet në ngarkim të Popës i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/